Zhvillimi i turizmit dhe rimëkëmbja ekonomike pas tërmetit dhe pandemisë ka rritur ndjeshëm interesin e të huajve për tregun e pasurive të paluajtshme në bregdetin e Durrësit.

Florian Tahiri: “Qyteti i Durrësit dhe sektori imobiliar ka nisur me kapacitet të plotë. Ka një dyndje përvecc shqiptarëve dhe emigrantëve shqiptarë, po dhe shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë kemi një dyndje të shtetasve nga Polonia, Ccekia, Rusia dhe Italia që kanë preferenca për të blerë në qytetin tonë.”

Eridin Fishta është një konsulent në fushën e pasurive të paluajtshme. Këto ditë ai po interesohet për blerje apartamentesh në Durrës për llogari të klientëve polakë.

Eridin Fishta: Turizmi e ka zhvilluar shumë interesin e grupit polak që vijnë gjatë sezonit turistik. Ka shumë polakë që shfaqin interes jo vetëm për bukurinë që ka Shqipëria dhe zona po dhe për klimën e favorshme. Zona për të cilat janë më të interesuar janë apartamente me pamje nga deti, pjesa e plazhit, Golemi, po dhe pjesa e qytetit duke qenë se Durrësi do të zhvillohet. Të huajt preferojnë apartamentet 50-70 m2, ato me sipërfaqe më të mëdha janë më tepër për çështje luksi.”

Sipas Florian Tahirit, drejtues i një agjencie imobilare përvecc turizmit, ndikim në treg kanë edhe investimet që po bëhen në Durrës.

Florian Tahiri: “Shihemi si vend ekzotik me mundësi zhvillimi. Marzhi i fitimit që mund të kesh në tregun imobiliar këto 5 vite shihen me shumë interes. Kanë ndikuar edhe investimet që pritet të bëhen në qytetin e Durrësit si Marina, porti i jahteve, apo rikonstruksioni i plotë i qendrës historike të Durrësit, zona e Porto Romanos me Ekoparkun dhe zhvendosjen e portit industrial si një zone që do të zhvillohet dhe, padiskutim, zona e Kallmit, Gjirit të Lalëzit dhe Kepit të Rodonit që kanë shumë kërkesa për resorte.”

Blerja e një prone në bregdet dhe ccmimet konkuruese krahasuar me tregun evropian konsiderohen si një investim i mirë kapitali, veccanërisht në këto kohë.

Eridin Fishta: “Blerja e një apartamenti të jep siguri në investimin e kapitalit, sepse në periudhën kur inflacioni është i lartë, si kohët e fundit për shkak të situatës dhe ndikimit të Covid kemi pasur dhe një luhatje të madhe të vlerës së lekut dhe valutave kështu që njerëzit mendojnë se duke investuar në pasuri të paluajtshme jo vetëm sigurojnë kapitalin, po gjenerojnë dhe të ardhura më shumë.”

Florian Tahiri: “50 metra larg bregut të detit, mund të blesh një apartament 50-70 m2 për 35-40 mijë euro.”

Në dy vjet, Durrësi dhe blerësit e pronave, të huaj apo vendas, duket se e kanë kapërcyer frikën dhe pasiguritë që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Top Channel