Të dehur në timon e më shpejtësi tej normave, arrestohen pesë shoferë në Vlorë, javën e fundit 55 patenta të pezulluara

14/02/2022 13:28

Pesë shoferë janë arrestuar gjatë javës së shkuar në Vlorë dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi janë kapur duke drejtuar mjetin jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia njofton se janë pezulluar 55 leje drejtimi, 2 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 37 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe 16 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Po ashtu, janë vendosur 1133 masa administrative gjatë javës që lamë pas:

– 449 masa për tejkalim shpejtësie;

– 58 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 29 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 28 masa për përdorimin e aparatit celular;

– 108 masa për parakalime të gabuara;

– 56 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;

– 19 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;

– 386 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Top Channel