Sulm me bombë në Somali, humbin jetën 4 civilë

14/02/2022 14:41

Si pasojë e shpërthimit të një bombe në Somali kanë humbur jetën 4 civilë.

Sipas informacioneve të marra nga AA, ka shpërthyer një bombë në rajonin Middle Shabelle në jug të vendit teksa civilët po kalonin nëpër zonë.

Katër civilë humbën jetën nga shpërthimi në rrugën e cila përdoret shpesh nga automjetet ushtarake.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Top Channel