Këngëtarja e njohur Poni i ka dedikuar këngë Beniadës, e cila është finaliste në Big Brother VIP.

“Vajzë shqiptare” titullohet kënga, e cila është frymëzuar nga Beniada dhe Poni thotë se i dedikohet bukurisë shqiptare. Sapo dëgjoi emrin e saj në këngë, Beniada nuk mbajti dot lotët.

“Poni je më e mira në botë, nuk ka si ty”, tha Beniada teksa kërcente.

Kujtojmë se një natë, Poni hyri në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe këndoi për Beniadën, e cila e pëlqen shumë muzikën popullore shqiptare, ndonjëse është rritur dhe ka zhvilluar karrierën në Itali.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel