Një kilogram domate në Tiranë kushton nga 150-250 Lekë të reja. Për fermerin nga fshati Zhelizhan i Lushnjes, këto ditë janë të mira, pasi një kilogram domate ai po e shet me 100 Lekë.

Prodhimi i hershëm në serën e Gjergji Licos, i siguroi atij tregun me çmimin që ai dëshiron. Gjergji thotë se jo gjithnjë është kështu, në muaji janar atij iu desh ta shiste domaten më një çmim që nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Gjergji Lico: “Në momentin që këtu në serë filloi pjekja e domatës para Vitit të Ri, shita shumë pak domate me 80 Lekë kilogramin, por menjëherë pas kësaj feste çmim ra në 30-40 Lekë kilogrami. Më ka rënë rasti të shoh se sa në duar kalon ky prodhim dhe kur shkon tek konsumatori kuptoj që tregtari fiton shumë më shumë se sa fermeri. Me çmimet që kanë vajtur imputet bujqësore, unë duhet ta shes domaten 40 Lekë kilogramin, çdo gjë sipër këtij çmimi është fitim.”

Për të shpëtuar prodhimin vendas, Ministria e Bujqësisë duhet të realizojë një hartë bujqësore në bazë të kërkesë ofertës.

Uran Derri: “Krijimi i një hartë bujqësore, krijimi i një mekanizmi databazi që fermeri të jetë i orientuar se çfarë duhet të kultivojë. Nuk mund të prodhojmë të gjithë patate duke qenë se patatja vitin e kaluar ishte shumë e shtrenjtë, sepse më pas hidhet në kanal, sic ka ndodhur edhe me domaten dhe trangullin. Fermeri shikon vetëm shit-blerjen dhe i referohet vitit të kaluar pasi nuk ka një databaze nga shteti dhe vetë janë të pa organizuar. Pra fermeri drejtohet nga tregu i viti të  kaluar, por kështu nuk funksionon.”

Mungesa e tregut shumë fermerë i ka detyruar të braktisin  bujqësinë. Edhe në rastet kur fermerët i shesin lirë prodhimet bujqësore, konsmutari gjithmonë produktet e shportës i blen shtrenjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA