Mallorca e Vedat Muriqit ia doli të merrte një fitore të madhe në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultatin 3-2. Vendasit e nisën në mënyrën më të mirë ndeshjen teksa ishin në avantazhin e dy golave të cilët u shënuan në pjesën e parë në harkun e tetë minutave (22 dhe 30).
Vlen të theksohet se asistin për golin e dytë të shënuar nga ana e Angel u dhurua pikërisht nga sulmuesi i Kosovës, ndërsa shtatlarti i ardhur në janar nga Lazio ka nisur të bëhet vendimtar për Mallorcën.
Gjithsesi, në pjesën e dytë, baskët u futën në fushë të vendosur për të ndryshuar fatet e sfidës dhe në fakt ia dolën duke qenë se barazuan falë golave të Garcia dhe Berenguer të cilët shënuan respektivisht në minutat 59 dhe 61.
Ndërkaq, Bilbao, por edhe Mallorca tentuan ta fitonin ndeshjen, mirëpo fati i buzëqeshi vendasve ndërsa edhe në këtë rast protagonist u bë Vedat Muriqi.
27-vjeçari reagoi me shpejtësi pas një rrëmujë në zonë duke marrë zotërimin e sferës, të cilën më pas Kubo e shtyu lehtësisht në rrjetë për të rikthyer festën në Estadio Mallorca. Pas kësaj ndeshje, Mallorca ngjitet në koutën e 26 pikëve në vendin e 15, ndërsa nga ana tjetër, Athletic Bilbao mbetet në vendin e tetë me 34 pikë.
Top Channel