Koncerti për festën e të dashuruarve, Ronela Hajati: Unë jam për mësysh, kam vetëm këngë ndarje

14/02/2022 10:56

Ditën e sotme festojnë të gjithë të dashuruarit. Bashkia Tiranë ka organizuar një koncert në sheshin Skënderbej, ku do të performojnë disa nga artistët më të mirë si Ronela Hajati, Eranda Libohova, Mariza Ikonomi, Devis Xherahu, Emi Bogdo, Urban Band dhe orkestrim Lambert Jorganxhi.

Këngëtarja Ronela Hajati ishte e ftuar në “Ëake Up” ku foli për koncertin e ditës së sotme që do të nisë në orën 19:00 duke thënë me të qeshur se ka vetëm këngë ndarje. Ndër të tjera, u shpreh se koncerti do të jetë i bukur dhe të gjithë do të kenë mundësinë të heqin mendjen nga problemet e përditshme.

Ronela Hajati: Unë jam pro të gjithë eventeve për qytetin, që i shërbejnë rinisë, njerëzve që kanë dëshirë të kalojnë një kohë të bukur që e kanë të lirë dhe Shën Valentini apo këto festa që ndoshta duken të vogla, në momentin që dhe këtyre i jepen rëndësi, për mua dhe për të gjithë është një okej shumë i madh që ky vend ka premisa të forta që ky vend të mos merret me politikë dhe me halle të mëdha që ndonjëherë duhet t’i zgjidhim dhe vetë. 

T’i japë hapësirë dhe koncerteve, argëtimit dhe gjërave që mund t’ju heqin pak mendjen nga problemet e përditshme. Sot kam këngë ndarjeje se unë nuk kam asnjë këngë që ta manifestoj shumë dashurisë, në sensin që jam me dikë dhe jam shumë mirë. Janë të gjitha që ose vuaj unë, ose vuan ai, shumë halle. Kështu që unë do jem për mësysh. Por besoj do dalë bukur se brendi është shumë i këndshëm.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel