Gruaja e kapur duke bërë s*ks në vend publik, bën gjeste vulare jashtë gjykatës (fotot)

14/02/2022 16:30

Një grua që ishte regjistruar nga kamerat e sigurisë duke kryer marrëdhënoie seksuale në një vend publik verën që shkoi, ka bërë gjeste të pahijshme sot ndaj fotografëve pas seancës së gjykimit.

Nicola Henderson gjithashtu e dënuar për vjedhje pranoi në gjykatën britanike të Teesside se kishte shkelur rregullat e moralit publik në Stockton si dhe akuzat e vjedhjes dhe sulmit fizik.

47-vjeçarja pranoi gjithashtu se kishte vjedhur artikuj nga supermarketet vendas dhe se kishte sulmuar një burrë duke i shkaktur lëndime trupore, raporton rrjeti Teeside Live.

Henderson doli në gjykatën e Middlesbrough për gjashtë akuza, por pranoi vetëm pesë prej tyre: Shkelje të rendit publik me sjellje të pajishme, saktësisht duke bërë marrëdhënie seksuale në një vend publik; Vjedhjen e pijeve alkoolike në vlerë 16.75 paunde nga supermarketi në korrik; sulm fizik ndaj një personi, zotërim i mjeteve të rrezikshme, dhe vjedhja e një shishe uiski me vlerë £14 në Stockton, në prill të vitit të shkuar .

Gruas i është dhënë lirimi me kusht dhe do të paraqitet për të marrë dënimin më 23 mars.

FOTO GALERI
3/3
Henderson doli në gjykatën e Middlesbrough për gjashtë akuza, por pranoi vetëm pesë prej tyre

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA