Fotot e ukrainasve të moshave të ndryshme mes tyre edhe fëmijë që po mësojmë armët kanë zënë sot faqet e para të të gjitha gazetave botërore.

Në to janë fiksuar, të moshuar, gra e vajza të cilët në mënyrë intensive mësojnë përdorimin e armën.
Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu që ishte në Ukrainë javën e shkuar thotë se këto foto dëshmojnë gadishmërinë për tu përballur me çdo sulm.

“Ka një mobilizim të jashtëzakonshëm nga ukrainasit për tu bërë pjesë e asaj që njihet si Forca Territoriale Mbrojtëse e Ukrainës. Trajnimet e qytetarëve po ndodhin në të gjithë Ukrainën. Javën e shkuar ministri ukrainas i mbrojtjes deklaroi se dëshironte 2 milion qytetarë t’i bashkohen kësaj force” theksoi gazetari i Top Channel Muhamed Veliu .

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA