Erdogan pritet me ceremoni zyrtare nga Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Al Nahyan

14/02/2022 16:49

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u prit me një ceremoni zyrtare nga Princi i Kurorës së Abu Dhabit, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan këtë të hënë.

Erdoğan dhe bin Zayed u pozicionuan në zonën e ceremonisë në Pallatin Qasr Al Ëatan.

Pas përshëndetjes së trupës ceremoniale Erdoğan dhe bin Zayed prezantuan ndaj njëri tjetrit delegacionet dhe pozuan për gazetarët përpara flamujve të Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Erdoğan dhe bin Zayed fillimisht kaluan në takim ndërmjet delegacioneve dhe më pas do të marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve dhe do të mbajnë takim kokë më kokë.

Pas takimit Erdoğan do të marrë pjesë në darkën zyrtare që bin Zayed ka organizuar për nder të tij.

Top Channel