Biden, plan B për Ukrainën: “Jo Kabul 2”! Ç`po “thur” presidenti amerikan?

14/02/2022 17:11

Joe Biden ka një plan B për të shmangur luftën në Ukrainë, thonë mediat e huaja, sipas të cilave duket se presidenti amerikan po përpiqet të shmangë një situatë të dytë si ajo e krijuar pas tërheqjes kaotike nga Kabuli me thirrjen e drejtuar qytetarëve amerikane që të largoheshin urgjent nga Ukraina, apo dhe pohimet se nuk do të dërgojë ushtrinë e SHBA-së në terren atje.

Shtimi i alarmit nga ana e Shtëpisë së Bardhë , po shihet tani si pjesë e një “lufte informacioni”: Njoftimet e vazhdueshme mbi të dhënat dhe modalitetet e sulmit rus, nuk janë bërë pa qëllim. Ato kanë synuar të destabilizojnë planet e Vladimir Putinit, për ta shtyrë drejt kompromisit.

Herën e fundit që Rusia ndërmori një lëvizje kundër Ukraines në 2014-ën, kur aneksoi Krimenë, zyrtarët e inteligjencës nuk e lejuan administratën Obama të bënte publike ato që dinte.

Administrata Biden ka nxjerrë mësim nga ato gabime, thotë New York Times, dhe tani qëllimisht ka shpërndarë edhe informacione sekrete për t`i “hedhur ne erë” planet e Rusisë.

Të dielën, Biden zhvilloi një bisedë telefonike me homologun ukrainas Volodymyr Zelenskiy, një ditë pasi i tha presidentit rus Vladimir Putin se Perëndimi do të përgjigjej me vendosmëri ndaj çdo sulmi të mundshëm.

Biden rikonfirmoi angazhimin e Washingtonit ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial ukrainas dhe e beri të qartë se Shtetet e Bashkuara, së bashku me aleatët dhe partnerët e tyre do të përgjigjen me shpejtësi dhe vendosmëri, ndaj çdo agresioni të mëtejshëm rus kundër Ukrainës.

Top Channel