Ukraina me flotë modeste/ Komandanti ukrainas: Po na sulmuan, do të mbrohemi me çdo armë që kemi

13/02/2022 01:21

Roja bregdetare ukrainase në Detin e Azov patrullonte sot pranë ujërave të qytetit Mariupol mes tensioneve të shtuara ushtarake dhe paralajmërimeve për pushtim nga Rusia.

Dikur flota e Ukrainës ishte e stacionuar në portin e Sevastopol në Krime, por ajo u zhduk kur Rusia e aneksoi gadishullin bashkë me anijet në 2014.

Kapiteni i patrullës Oleksandr Surkov shikon me dyshim mitralozët e barakve të tij dhe ankohet se sa të paefektshme do të ishin ndaj luftanijeve ruse që kanë nisur manovrat në Detin e Zi. “Armët tona janë kryesisht për mbrojtjen e kufijve, jo për të bërë luftë”, thotë 32-vjeçari teksa barka hyn në portin industrial të Mariupol.

“Por nëse sulmojnë, ne do të mbrohemi me çdo armë që kemi”, thotë Surkov, duke reflektuar shqetësimet e situatës alarmante. Mediat perëndimore thonë se tensionet mund të përshkallëzohen të dielën kur nis faza e zjarrit në manovrat ushtarake ruse në Detin e Zi. Manovrat do të zgjasin një javë, gjatë të cilave do të bllokohen rrugët detare tregtare në detin Azov dhe ngushticën Kersh mes Rusisë e Krimesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA