Çrregullimet e ankthit kanë një sërë efektesh në trurin dhe trupin tuaj. Ankthi mund të shkaktojë shtim në peshë duke prishur rutinën e gjumit, ngrënies, stërvitjes, si dhe duke ndikuar tek hormonet që lidhen me stresin.

Por gjithashtu ju mund të humbisni peshë në mënyrë të paqëllimshme duke harruar dhe anashkaluar vaktet tuaja. Në këtë artikull, do ju shpjegojmë mënyrat se si çrregullimet e ankthit kontribuojnë në humbjen dhe në shtimin e peshës.

Si shkakton ankthi humbje të peshës?
Studimet tregojnë se që kjo mund të jetë për shkak të rritjes së metabolizmit gjatë periudhave të larta të ankthit dhe disa ilaçeve kundër ankthit që shkaktojnë humbje peshe si efekt anësor.

Mund të përshpejtojë metabolizmin tuaj
Sipas ekspertëve, ankthi mund t’ju bëjë të shpenzoni më shumë energji, që do të thotë se ju do të digjni më shumë nga energjia që trupi juaj ruan në rezervat yndyrore. Kjo mund të çojë në humbjen e peshës.

Disa ilaçe kundër ankthit mund të shkaktojnë humbje peshe
Në një studim, tregoi se disa ilaçe kundër ankthit, si efekt anësor shkaktuan të humbje peshës, pas një periudhe të gjatë përdorimi. Gjithsesi është mirë të flisni me mjekun tuaj, nëse ilaçet e sugjeruara po ndikojnë në peshën tuaj.

Mund të heqë oreksin
Një kërkim, të cilit AgroWeb.org iu referua, tregoi se trupi gjatë periudhave stresuese, prodhon një hormon të quajtur kortikotropina, i cili mund të largojë dëshirën për të ngrënë. Ndërkohë që ju konsumoni më pak, metabolizmi juaj punon më shpejt dhe kjo mund të çojë në humbje të peshës.

Si shkakton ankthi shtim të peshës?
Ankthi ndikon tek cilësia e gjumit

Kjo gjendje mund t’jua prishë gjumin dhe kur nuk flini mjaftueshëm, ju do të ndiheni më të lodhur por gjithashtu edhe të uritur. Të dyja këto mund të bëjnë që ju të konsumoni ushqime jo të shëndetshme dhe të digjni më pak kalori, gjë që sigurisht çon në shtim të peshës.

Mund të shkaktojë rritje të kortizolit
Kortizoli është një hormon që lidhet me ngushtë stresin dhe bën që trupi juaj të prodhojë sheqer. Shkencëtarët besojnë se trupi çliron kortizol kur ne përjetojmë nivele të rritura të stresit ose ankthit. Kur trupi juaj vëren se jeni të stresuar, mendon se keni nevojë për më shumë energji, prandaj kërkon të prodhojë më shumë sheqer. Kjo mund të shkaktojë dëshirë të shtuar për ushqime të ëmbla, gjë që ndikon në peshën tuaj.

Ankthi mund ta bëjë më të vështirë marrjen e vendimeve
Sipas ekspertëve, njerëzit me ankth mund ta kenë të vështirë të marrin vendime, si përshembull se çfarë të hanë. Kjo gjë mund t’i drejtojë ata tek ushqimet jo të shëndetshme. Ankthi mund të bëjë që njerëzit të shpërqendrohen, duke i kushtuar më pak vëmendje asaj që po hanë ose sa po hanë.

Disa ilaçe kundër ankthit mund të shkaktojnë shtim në peshë
Medikamentet për ankthin, janë një metodë e zakonshme për të ndihmuar njerëzit të përballen me këto probleme të shëndetit mendor. Por ato kanë efekte anësore dhe një prej tyre është shtimi i mundshëm i peshës.

Mund ta keni më të vështirë të kryeni aktivitet fizik
Aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë dhe t’ju qetësojë. Por kur ndiheni të shqetësuar, kjo mund të jetë gjëja e fundit që ju pëlqen të bëni./AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA