”Shkatërruesi rus” i vihet pas nëndetësesës amerikane: “Hyri në ujërat territoriale”!

13/02/2022 12:03

Një luftë anije ruse, e përshkruar si “shkatërrues nëndetësesh” iu vu pas një nëndetëseje amerikanë pranë ishujve Kuril, duke e detyruar të dalë nga ujërat territorial të vendit, deklaruan burime në Moskë.

AFP kontaktoi me zëdhënësin e Pentagonit të cilit i kërkoi një koment mbi këtë episode, dhe ai u përgjigj vettëm se “Jemi të ndërgjegjshëm për raportet mbi një incident detar në Paqësor. Në këtë moment, nuk mund të konfirmojnë detaje të këtyre raporteve”. Ministria ruse e mbrojtjes nga ana tjetër, nuk u kursye në hollësi.

Ajo tha se gjatë stërvitjeve të planifikuara ushtarake, luftanija Marshal Shaposhnikov diktoi një nëndetëe amerikane të klasës Virginia, në ujrat territoriale ruse pranë ishujve Kuril në veri të Paqësorit. Në lidhje me këtë shkelje të kufirit shtetëror të Federatës Ruse, atasheu i mbrojtjes pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Moskë, është thirrur për shpjegime”, thuhet në deklaratën e kësaj ministrie.

Kurilet, që shtrihen në veri të ishullit japonez të Hokkaidos, janë kontrolluar nga Moska që prej marrjes së tyre prej trupave sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sipas burimeve ruse, nëndetësja në fillim i kishte injoruar thirrjet për të dalë në sipërfaqe, por kur luftanija ruse përdori mjetet e nevojshme për ta bindur sa serioze ishte situata, thuhet më tej në deklaratë, atëherë mjeti amerikan u largua me shpejtësinë e tij të plotë.

Top Channel