“Qyteti i Ndaluar” bllokohet nga dëbora, pezullohen lojërat në Pekin

13/02/2022 09:37

Qyteti i Ndaluar, kompleks sportin në Pekin është bllokuar i gjithi nga reshjet e mëdha të dëborës, duke sjellë pezullimin përkohësisht të Lojërve Dimërore.

Skiarorja kineze Gu ishte në garë për një medalje të dytë të artë në Lojërat e Pekinit, por reshjet e pazakonta të dëborës penguan qëllimin e saj.

Po ashtu edhe vrapimet stërvitore u ndaluan, ndërsa finalja është shtyrë për të martën.

“Për shkak të reshjeve të borës, juria së bashku me organizatorin kanë vendosur të anulojnë stërvitjen e sotme ”, u thuhej në një njoftim.

Një total prej 27 skiatorësh ishin planifikuar të merrnin pjesë në kualifikimet të dielën, ndërsa Skiatorja italiane Elisa Maria Nakab u rrëzua gjatë vrapit në fushë të dielën dhe kishte gjakderdhje nga goja.

Temperaturat e ajrit ranë në -15 gradë Celsius (5°F) në parkun e borës Genting në Zhangjiakou ndërsa bora binte në mënyrë të qëndrueshme.

Top Channel