Tetë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Një 33-vjeçar i identifikuar si R.G., u arrestua pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Ndërsa 22-vjeçari i identifikuar si J.F., u kap me një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

Nga ana tjetër, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. V., 30 vjeç, pasi është kapur nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, duke drejtuar mjetin e tij, me një certifikatë të dyshuar të falsifikuar, për miratimin e xhamave të errësuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 23 vjeç, për veprën penale “Përndjekja”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen K. M., 20 vjeçe.

Në pranga ka rënë dhe një 50-vjeçar i identifikuar si N.K., i dënuar më parë për “Dhunë në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komsariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur.

Gjithashtu specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve D. D., 43 vjeç, dhe O. Ç., 29 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Ndër të tjera, më datë 12.02.2022, shtetasja M. L., 47 vjeçe, ka kallëzuar se vajza e saj shtetasja M. L., 18 vjeçe, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel