Osmani për situatën në Ukrainë: Ajo që po ndodh është abuzim flagrant i pushtetit nga ana e Rusisë

13/02/2022 02:20

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një intervistë për radion britanike Times Radio ka thënë se Kosova është thellësisht e shqetësuar për ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë.

Në këtë intervistë Osmani ajo tha se shpreh mbështetjen për popullin ukrainas si dhe mbështetjen e plotë për integritetin territorial dhe sovranitetin e këtij vendi.

“Ne besojmë se ajo që po ndodh është një abuzim flagrant i pushtetit dhe një shkelje e së drejtës dhe praktikave ndërkombëtare nga Rusia. E vërteta është se Ukraina është shtet i pavarur dhe i takon popullit të lirë dhe demokratik të Ukrainës që të marrë vendime për të ardhmen e tyre”, tha ndër të tjerash Osmani.

Sipas saj në këto ngjarje Nato duhet të kenë një rol aktiv dhe shpreson se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për këtë “abuzim flagrant të pushtetit”.

Top Channel