Video intime e Fjorit që ka qarkulluar në rrjet ka shkaktuar debate të ashpra mes saj dhe Melikut.
Por situata mes tyre ka qenë e ndezur dhe nga prapaskena ku Meliku i përmendi videon ndërsa ajo bëri komente raciste ndaj tij duke i thënë “ik gjej ndonjë gabele”.
Për këtë, ka pasur përballje mes tyre në Për’puthen Prime. Mes debatit, Fjori ka zbuluar komentet e bëra në një grup në Whatsapp, ku i ka thënë Melikut “a je gay” kur ai ka dërguar videon e saj. Nga ana tjetër, Meliku hodhi dyshime se Fjori e ka bërë vetë publike videon për të marrë klikime.
Meliku: Gabelët nuk janë njerëz? Pse një gabel nuk mund të jetë në një emision? Duhet të përjashtohet nga njerëzimi? Nuk martohet dot? Nuk del dot apo nuk merr dot kombësi tjetër? Kështu do të bësh ti racizmin?
Fjori: Unë kam kërkuar falje për këtë pjesë.
Meliku: Nuk ta pranoj faljen.
Fjori: Nuk ta kam kërkuar ty faljen.
Meliku: Mund të martohem dhe me zeshkane e gabele dhe ty të të vijë turp.
Fjori: Të të vijë turp ty që më ke sharë nga familja. I kam bisedat këtu dhe kam kërkuar falje për këtë frazë që kam thënë se ka qenë moment agravimi. Më ke sharë 3 herë. Janë të gjithë të vetëdijshëm dhe i kam të gjithë dëshmitarë. Tek grupi më ke sharë nga familja. Ke dërguar videon dhe kam thënë: “Melik, s’të ka pëlqyer?” Ti nuk dhe reagim pastaj thashë “a je gay që nuk të ka pëlqyer” dhe më ke sharë nga familja.
Meliku: Mos u kap me biseda që ty të intereson.
Fjori: I kërkoj falje të gjithë publike, por ty jo.
Meliku: Të thashë që kur del video jote, nuk dua të të njoh. Si mund të të fus unë në shtëpi kur dalin videot e tua nudo. Videon mund ta kesh hedhur dhe vetë për të marrë klikime.
Fjori: Unë e kam denoncuar këtë rast. Nuk kam nevojë të nxjerr trupin për të marrë klikime.
Top Channel