Real Madrid nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola në transfertë ndaj Villareal. Në Estadio de la Ceramica, madrilenët provuan shumë herë të mposhtnin gardianin e vendasve Rulli, por ky i fundit kishte veshur kostumin e “Superheroit” duke ruajtur të paprekur kuadratin e tij.

Bale, Asensio por edhe Vinicius Junior nuk ia dolën të shfrytëzonin mundësitë e krijuara ndërsa “Galaktikët” nuk kishin në anën e tyre as fatin, teksa në fundin e lojës, Luka Jovic u ndal nga traversa edhe pse pozicioni i serbit ishte i dyshimtë.

Kështu, pas këtij barazimi të “thatë”, Real Madrid ruan kreun e kampionatit në kuotën e 54 pikëve, ndërsa pas krahëve të tyre me vetëm katër pikë diferencë, renditet Sevilla. Sakaq, Villareal mban vendin e pestë me 36 pikë duke ruajtur një vend që të garanton pjesëmarrjen në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa objektiv për “nëndetësen e verdhë” mbetet kualifikimi në Champions League.

Top Channel