Porti që “ushqen” 2 milionë palestinezë/ Izreali lejoi në janar kthimin në det të një numri të kufizuar barkash

12/02/2022 01:59

Në pamjet ajrore shihen valët e mesdhetare që godasin portin e peshkatarëve të qytetit të Gazës në Palestinë.

Për rreth dy milionë palestinezë porti është një nga burimet kryesore të ushqimit në vendin e varfëruar dhe nën bllokadë nga Izraeli qe prej vitit 2007. Vetëm majin e kaluar Izreali lejoi kthimin në det të një numri kufizuar barkash peshkimi pas konfliktit të rëndë.

Palestinezët në Gaza krenohen me ushqimin e tyre të detit dhe shpresojnë se armëpushimi do të zgjasë. Pas gjuetisë së natës, peshkatarët zbrazin arkat e tyre me peshk, gaforre e karkaleca në portin al-Mina, ku ushtarë të Hamas janë prezentë për ruajtjen e rendit.

Peshku më pas ngarkohet në karroca me kuaj për t’u dërguar në tregjet lokale. Në luftën e fundit sulmet ajrore të Izraelit shkatërruan dhjetra ndërtesa në Gaza dhe të paktën 250 palestinezë humbën jetën.

Militantët e grupit Hamas lëshuan qindra raketa drejt Izraelit duke vrarë 12 njerëz sipas raportimeve. Tensionet mes dy palëve vijojnë në konfliktin më të rëndë të Lindjes së Mesme.

Top Channel