Italia ka gati reformën në drejtësi/ Synon të mbajë larg nga gjyqësori politikën

12/02/2022 02:20

Reforma në drejtësi në Itali tashmë po diskutohet në qeveri. Pak ditë pasi presidenti i sapozgjedhur Segio Matarella njoftoi në fjalimin e tij të parë, se vendi ka nevojë për një reformë në sistemin e drejtësisë.

Kjo reformë ka dy objektiva madhorë, i pari që të rrisë besimin e qytetarëve italian te sistemi i drejtësisë dhe të ndajë politikën nga gjyqësori.

Nëse reforma merr dritën jeshile, magjistratët që kanë mbajtur poste me zgjedhje, të çdo lloji, apo poste qeveritare (kombëtare, rajonale apo vendore) në fund të mandatit të tyre, nuk do të mund të kthehen më në asnjë organ gjyqësor.

Sipas draftit të reformës, magjistratët e thjeshtë, administrativë, kontabilistë dhe ushtarakë që kanë mbajtur poste të larta në ministri apo poste qeveritare jozgjedhore (drejtues kabineti, sekretarë të përgjithshëm në ministri apo drejtues departamentesh), në përfundim të këtyre përvojave për tre vjet nuk do të mund të kryejnë funksione gjyqësore.

I njëjti rregull do të zbatohet edhe për magjistratët që janë kandidatë në politikë, por nuk janë zgjedhur.

Një çështje tjetër themelore e reformës ka të bëjë dhe me zgjedhjet e magjistratëve që përbëjnë Këshillin e Lartë të Gjyqësorit. Përbërja e këtij organi është prej 30 anëtarësh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA