E kërkoi edhe kur drejtonte Napolin, Ancelotti i fiksuar pas lojtarit të Arsenalit

12/02/2022 23:59

Klubet e mëdha mendojnë edhe për të ardhmen. Merkato e janarit përfundoi dhe Carlo Ancelotti ka një dëshirë të madhe për merkaton e verës.

Ai quhet Kieran Tierney, anësori i majtë i Arsenalit. Trajneri italian e donte 24-vjeçarin që kur ishte trajner i Napolit, ndërkohë që lojtari skocez ishte pjesë e Celtic.

Tierney, i cili ka luajtur 29 ndeshje me kombëtaren e Skocisë dhe mund të aktivizohet edhe si qendërmbrojtës, kaloi tek Arsenali në verën e vitit 2019 për shumën e 27 milionë eurove.

Ancelotti e kërkon përsëri Tierney, por tani te Real Madrid. Arsenali nuk ka ndërmend ta shesë, por gjithçka varet nga oferta që do të paraqesë presidenti Florentino Perez.

Top Channel