Zbrazen fshatrat e luftës në Ukrainë/ Në Zolote gjen vetëm pensionistë dhe ushtarë

11/02/2022 15:17

Zolote është pjesë e Donets në lindje të Ukrainës. Prezenca vizive e ushtarakëve duke ecur në rrugë apo edhe e atyre që udhëtojnë mbi këtë kamion, janë paralajmërimi i parë se këtu rezistenca për mos lejim zaptimi territoresh nga Rusia është primare.

Gjithçka në funksion të mospërsëritjes të asaj çfarë ndodhi 8 vite më parë. Këtyre të moshuarve u duhet të jetojnë me pensione që nuk shkojnë më shume se 100 dollarë në muaj.

Rajoni Zolote përbëhet nga pesë fshatra dhe këtu ndodhemi në Zolote tre e cila ishte një zonë e pushtuar nga rusët. Ja çfarë ka mbetur nga pasoja e luftës. Ishin forcat e Ukrainës, të cilat e zmbrapsën pushtimin rus duke e çliruar këtë territor, por ama fshati Zolote pesë ndodhet nën okupimin e Rusisë”, raporton gazetari Muhamet Veliu.

Rajoni i Zolote përbëhet nga 5 fshatra. Këtu jemi në Zolote 3, që ishte pushtuar nga rusët. Ja se çfarë ka mbetur nga pasoja e luftës. Ishin forcat e Ukrainës që zbrapsën pushtimin rus, por ama fshati Zoloto 5 ndodhet nën okupimin e Rusisë.

Ajo çfarë ka lënë pas pushtimi rus e më pas rezistenca ukrainase për ta rimarrë këtë territor e tregon gjendja e këtyre shtëpive.
Jeta këtu ka ndaluar.

E gjitha si pasojë e agresionit rus gjatë Qershor-Korrikut të 2014. Nga 300 shtëpi të Zalote 3 vetëm 10 janë të banueshme.

Tetë vjet më parë në këtë shtëpi banonin qytetarë të Ukrainës. Situata e luftës dhe okupimi nga Rusia i ka detyruar ata të braktisin gjithçka”, tregon ai.

Tentojmë të gjejmë e të flasim me ndonjë prej banorëve të mbetur këtu… është e pamundur. Ata kanë ikur si refugjatë të një lufte jo të largët, të cilën as SHBA dhe BE nuk e parandaluan dot. E vetmja shenjë se këtu ka jetë është lehja e këtij qeni.

Ukraina me të drejtë i frikësohet agresionit rus që mund të prodhojë në zona të tjera të vendit atë shkatërrim dhe valë largimi masiv njerëzish që dëshmohet nga ajo se çfarë ka mbetur sot në fshatin Zolote.

Raportoi: Muhamed Veliu/ Kameraman: Besfort Kryeziu

Top Channel