Vijon protesta në Kanada/ Reagon ashpër kryeministri Trudeau: Nuk ikën pandemia me protesta

11/02/2022 02:42

Kamionistët vijojnë të rezistojnë në bllokimin e paprecedentë të qendrës së kryeqytetit të Kanadasë.

kamionistët janë kundër vaksinimit të detyruar dhe kufizimeve Covid. Kryeminsitri Justin Trudeau sulmoi ashpër protestat në Ottawa, të cilat tashmë kanë frymëzuar lëvizje të ngjashme në Francë, Holande dhe Zelandën e Re.

Policia kanadeze ka paralajmëruar arrestime të kamionistëve dhe protestuesve që kanë bllokuar pika të rëndësishme të transportit me SHBA. Trudeau tha në parlament se karvanet e protestës po pengonin rekuperimin ekonomik të vendit.

“Bllokadat, demonstratat ilegale janë të papranueshëm dhe po dëmtojnë bizneset e prodhuesit, duhet të bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund”. Ndërsa duke iu drejtuar protestuesve, kryeministri shtoi: “Nuk i jepet fund pandemisë me bllokada … Kjo bëhet me shkencë, me masa shëndetësore”.

Top Channel