Vdesin në aksident 2 bloger/ Avioni bie në një liqen pranë kryeqytetit të Islandës

11/02/2022 02:20

Është rrëzuar një avion në liqenin e ngrirë pranë kryeqytetit të Islandës, Rejkjavik. 2 bloger të rrjeteve sociale ishin mes 4 viktimave.

Me gjithë kushtet e vështira të motit kërkimet vazhduan për gjetjen e trupave të aksidentit të fundjavës. Josh Neuman, bloger amerikan i aventurës me më shumë se 1 milionë ndjekës në YouTube, dhe një influencues i njohur nga Belgjika kanë vdekur në aksident, njoftuan mediat.

Me ta ishin dhe një 27-vjeçar holandez dhe piloti islandez 49-vjeçar. Avioni i tipit Cessna C172, ishte ngritur të enjten nga Reykjavik, por të premten u gjet në fund të liqenit të ngrirë. Trupat e viktimave u gjetën të dielën me anë të një roboti nënujor.

Policia beson se pasagjerët ishin hedhur nga avioni para rënies në ujin e ngrirë rreth 1 km larg brigjeve të liqenit. “Trupat u gjetën relativisht afër, rreth 300 metra larg avionit, në fund të liqenit”, tha policia lokale në një deklaratë.

Top Channel