Ti Raporton/ Qytetarët e Lajthizë Oroshit në Mirditë të izoluar, kërkojnë pastrimin e rrugës nga bora

11/02/2022 21:55

Banorët e disa fshatrave të Mirditës kanë mbetur të izoluar për shkak se bora ka bllokuar rrugët.

Në “Ti Raporton”, një qytetar tregon se në Lajthizë Orosh, dëbora ka bllokuar gjithçka dhe banorët nuk mund të dalin nga fshati. Ata kërkojnë ndihmën e bashkisë që të ndërhyrë për të pastruar rrugët.

Top Channel