Tensionet në rajon bindin Finlandën për invenstimin $10mld në avionë gjuajtës nga SHBA (fotot)

11/02/2022 18:07

Finlanda ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje miliardere për blerjen e 64 avionëve ushtarakë amerikanë F-35, njoftuan sot forcat e armatosura vendase.

Avionët anti radar raportohet se do t’i kushtojnë 9.4 miliardë dollarë vendit evropian, që zyrtarisht nuk mban anë ushtarake.
Avionët janë në fakt një investim për të ardhmen pasi nuk do të hyjnë në shërbim për disa vjet, teksa zyrtarët finlandezë kanë thënë se fluturimet e tyre do të nisin në vitin 2027.

Përvec 64 gjuajtësve, kontraktori amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin do të furnizojë me pajisje mirëmbajtjeje, pjesë këmbimi dhe trajnim, thanë në deklaratë forcat ushtarake të Finlandës.

“Qëllimi është që sistemi i gjuajtësve finlandezë F-35, të ketë performancën më të mirë të mundshme teksa i afrohemi viteve 2030,” thuhej në deklaratën e ushtrisë.

Duke zgjedhur gjuajtwsit F-35, Finlanda refuzoi opsionet alternative nga prodhues tw tjerë si francezët Dassault Rafale apo britaniku Eurofighter Typhoon.

Vendi ka qëndruar neutral gjatë Luftës së Ftohtë por ka forcuar lidhjet me perëndimin vitet e fundit.

Në janar kryeministrja Sanna Marin tha se vendi i saj nuk ka në plan të bashkohet me NATO-n, por ka të drejtën për ta bërë nëse dëshiron.

FOTO GALERI
1/3
Finlanda ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje miliardere për blerjen e 64 avionëve ushtarakë amerikanë F-35

Top Channel