Shkon mbi 912 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

11/02/2022 03:13

Ka shkuar mbi 912 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hopkins, me 3 mijë e 239 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave shkoi në 912 mijë e 257.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,2 milionë, me 214.107 raste të reja. Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,76 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.

Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.

Top Channel