Sako takon nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri”

11/02/2022 13:20

Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako ishte bashkë me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri” në Durrës.

Gjatë takimit ajo tha se shumë shpejt shkolla do të ketë terrenin sportiv i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinjtë e zonës.

“Së bashku me nxënësit, mësuesit dhe prindërit e gjimnazit “Dom Nikoll Kacorri” në Njësinë Administrative Nr.6.

Shumë shpejt shkolla do të ketë terrenin sportiv i cili do të shfrytëzohet jo vetëm nga nxënësit por edhe nga të rinjtë e zonës.
Në këtë takim diskutuam edhe për shërbimet që Bashkia e Durrësit ofron për të rinjtë dhe komunitetin.

U angazhuam për aktivizimin e këtyre nxënësve në të gjitha iniciativat rinore që do të zhvillohen gjatë gjithë vitit duke i dhënë mundësinë të përfshihen edhe në ekipin e këshillit rinor, një nisëm e konkretizuar së fundmi”, shkruan Sako.

 

 

FOTO GALERI
1/12

Top Channel