“Qeset” në arbitrazh/ Kërcënimi i shoqatës së prodhueseve nëse ndalohen në 1 qershor

11/02/2022 15:33

Nëse qeveria nuk rishikon ligjin që ndalon përdorimin e qeseve plastike nga 1 qershori 2022, prodhuesit paralajmërojnë të çojnë çështjen deri në arbitrazh.

Është ky paralajmërimi që ka bërë sot shoqata e prodhuesve nëse qeveria nuk plotëson kërkesat e tyre. Ndërsa refuzojnë të konsiderohen shkaktarë të ndotjes, ata vijnë me këto propozime konkrete.

Sipas tyre, miratimi i këtij ligji do të sillte pasoja të mëdha për prodhuesit e qeseve plastike deri në falimentimin e tyre dhe në ndërprerjen e zinxhirit të riciklimit të mbetjeve plastike.

Nisma “Shqipëria pa qese plastike” ka qenë një përpjekje e vazhdueshme e qeverisë por ka hasur kundërshti nga ana e prodhuesve që prej prezantimit të saj në vitin 2019.

Top Channel