Prokurorët belgë pyetën Bashën/ Çështja e Toyota Yaris, Basha: Do ndihmojmë drejtësinë, u pyetën dhe të tjerë

11/02/2022 01:21

Pasi doli nga salla e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ju drejtua selisë së SPAK për të dhënë dëshmi në lidhje me çështjen e Toyota Yaris.

Kreu i PD u pyet për dy orë nga prokurorët belgë që kishin ardhur në Shqipëri pasi po hetojnë këtë çështje.

Basha tha kur doli nga SPAK se prokurorët belgë pyetën edhe persona të tjerë dhe se ai dhe PD do ndihmojë drejtësinë.

Top Channel