Profesionisti suedez shpallet fajtor për vrasjen mafioze të vëllait të Misse Beqirit në Londër (fotot)

11/02/2022 21:42

Vëllai i aktores britanike me origjinë shqiptare u vra me një breshëri plumbash para shtëpisë së tij luksoze në qendër të Londrës në dhjetor.

Një profesionist suedez që kishte ardhur në Britani për të kryer ekzekutimin mafioz të rivalit të tij të botës së krimit, u shpall sot fajtor nga juria britanike, shkruan e përditshmja Daily Mail.

36 vjeçari Flamur Beqiri, babai i dy fëmijëve, motra e të cilit Misse Beqiri ka luajtur në serilian britanik ‘Real Housewives Of Cheshire’, u qëllua dhjetë herë me një pistoletë automatike para gruas së tij dhe djalit dy-vjeçar.
Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë të vinte në shtëpi në periudhën e Krishtlindjes, me gruan për dore pas një darke në restorant, ku po pritej nga 24 vjeçari Anis Hemissi, i cili e qëlloi nga prapa për vdekje.

Gruaja e viktimës, Debora Krasniqi shihet duke ulëritur e duke mbajtur djalin në krahë, kurse i shoqi bie përtokë me të paktën tetë plumba në trup.

Hemissi, sportist profesionist boksi të përzier, kishte kryer dy ditë më parë një studim të zonës i maskuar si mbledhës mbeturinash, me jelek ndriçues, syze dielli dhe maskë në fytyrë.

Por prokurorët thanë se Hemissi kishte bërë disa gabime në planin e tij të ekzekutimit, siç ishte përdorimi i një biçiklete femrash në misionet e zbulimit.
Kjo erdhi sepse në Suedi biçikleta të tilla konsiderohen ‘unisex’ por në Britani e bënin atë të dallohej.

Vrasësi përdorte biçikletën me veshjen e tij si mbledhës mbeturinash dhe në një prej rasteve ishte konfrontuar nga një rezident që nisi të dyshonte pasi ai po pastronte si rrugët publike dhe një zonë brenda pronës private.

Beqiri dhe gruaja e tij Debora Krasniqi

Beqiri dhe gruaja e tij Krasniqi, të cilët kanë bërë një pagesë në para të thata prej 950,000 paundë për të blerë shtëpinë e tyre 1.7 milionëshe në zonën e Chelsea, ishin martuar më pak se një vit më parë në liqenin Como, në Itali, dhe fotot e tyre ishin publikuar në revistën Grace Ormonde.

Viktima Beqiri, i cili kishte qytetari të dyfishtë suedeze e shqiptare, pretendonte se ishte producent muzikor, po rishte i përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku drogash nga Spanja, drejt Holandës dhe më pas në Skandinavi, qe prej vitit 2007.

Ai ishte arrestuar disa herë në Evropë dhe besohet se ishte vendosur në Angli ‘për t’u shkëputur nga bota e krimit’. Kohët e fundit ai raportohet më i shqetësuar për sigurinë e tij.

Hemissi u shpall sot fajtor për vrasjen pas gjyqit dy-mujor.

Kolegu i tij suedez Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, i shpëtoi akuzës së vrasjes.

Ndërsa britaniku Clifford Rollox, nga Londra veriore, dhe holandezi Claude Isaac Castor, u shpallën fajtorë për pengim të kursit të drejtësisë pasi ishin pajtuar për të pastruar apartamentin ku kishin qëndruar vrasësit.

Beqiri ka qenë figurë serioze e krimit të organizuar në Suedi dhe është viktima më e fundit e luftës së bandave të drogës për dominim.

Bashkëpunëtorii tij i ngushtë Naief Adawi, që kishte ardhur edhe ai në Lonjdër nga Suedia është burgosur për tetë vjet në Danimarkë për grabitje të armatosur atje, kur rreth 9 milionë euro u vodhën nga një kamion e transportit të vlerave .

Viktima ka qenë në dasmën e motrës së tij Misse Beqiri me portierin e skuadrës së futbollit Manchester, Anders Lindegaard, dhe aty ai do të njihte gruan e tij të ardhshme Debora Krasniqi.

Miqte e ngushtë Adawi e Beqiri ishin drejtuesit e bandës suedeze të drogave të drejtuar nga Daniel Petrovski, 38 vjeç, i cili është burgosur për pesë vjet në verë për krime drogash në Suedi.

Banda e tyre ishte në konflikt të përgjakshëm me rrjetin e drejtuar nga Amir Mekky, 24 vjecari i arrestuar në Dubai në qershor 2020. //Daily Mail//

FOTO GALERI
3/8
Hemissi, sportist profesionist boksi të përzier, kishte kryer dy ditë më parë një studim të zonës i maskuar si mbledhës mbeturinash

Top Channel