I dashuri dhunues i vret të birin, nëna e 2-vjeçarit burgoset për neglizhencë (fotot)

11/02/2022 20:40

(Artikulli përmban detaje dhune në familje) Në orët e para të vitit të ri 2020, Rebecca Hogue u kthye në shtëpi nga turni 12-orësh në një kazino në Oklahoma, SHBA, ku punonte si kameriere, dhe u shtri në krevat për të fjetur pranë djalit të saj 2-vjeçar Ryder, dhe të dashurit.

Mëngjesin tjetër ajo u zgjua dhe pa se i vogli  Ryder nuk merrte frymë. I dashuri i saj Christopher Trent ishte në punë.

Ajo thirri policinë dhe u përfshi nga paniku.

Kamerat trupore të punonjësve të emergjencës tregonin si ata tentonin të risillnin në jetë të voglin, por ai u shpall i vdekur kur mbërriti në spital.

Raporti mjeko-ligjor cilësonte se shkaku i vdekjes ishte goditje të fortë në kokë, ndërsa në shtëpi u gjetën flokë të Ryder në murin e kuzhinës.

Hogue e cila nuk dinte gjë, thotë se i telefonoi Trent për të ardhur në spital por ai nuk përgjigjej.

Katër ditë më vonë policia gjeti trupin e Trent në malet Wichita, pasi në dukje kishte kryer vetëvrasje.

Prokuroria tha më vonë se ishte e qartë se i dashuri kishte vrarë të voglin Ryder.

Në një pemë pranë vendit të vetëvrasjes ishte shkruar me gdhendje “Rebecca është e pafajshme”.

Por me vdekjen e Trent, hetimet u kthyen nga 29-vjeçarja Hogue, e cila rrejdhimisht u akuzua me vrasje nga pakujdesia.

Në shtetin e Oklahoma, prinderit që dështojnë në mbrojtjen e fëmijëve të tyre mund të akuzohen me të njëjtat krime si abuzuesit.

Në gjyqin e Hogue vjeshtën që shkoi prokuroria tentoi të bindte jurinë se ajo kishte dijeni për dhunën ndaj të birit prej të dashurit dhe nuk bëri asgjë për ta ndaluar.

Hogue mohonte këtë por pranoi se disa kohë para vdekjes së të voglit kishte nisur të vërente plagë të vogla në trupin e tij.

Dy ditë para vdekjes së Ryder, Hogue tha se duke i bërë banjë vërejti se ai nuk reagonte dhe kur pyeti Trent, ai i sugjeroi se Ryder mund të jetë me grip.

Prokurorët thanë se ajo dinte për abuzimin e Trent me fëmijën por nuk kishte reaguar, nga frika ose simpatia.

Ata shtonin se duke lejuar që Trent të kalonte kohë me të voglin teksa ajo ishte në punë, kishte lejuar që “fëmija e saj të vritej prej tij”.

Në gjyqin tetë-ditor prokurorët treguan foto të trupit të Ryder të mbushur me të nxira.

Gjykata shpalli fajtore Hogue e cila tashmë përballet me dekada burg për neglizhimin.

Prokurorët thanë se të mbijetuarit e këtij lloj abuzimi marrin dënim kriminal pasi nuk kanë njoftuar autoritetet, nuk janë kujdesur për fëmijën duke e çuar të mjeku, dhe sepse nuk largohen nga marrëdhëniet e këqija që krijojnë.

Në Oklahoma, rreth 15% e vdekjeve të fëmijëve të abuzuar vijnë nga dështimi i mbrojtjes së prindërve, sipas shtatistikave shtetërore.

Prokurorët thanë në gjyq se Hogue nuk meriton simpati si në rastin e viktimave të abuzimit, pasi nuk kishte qëndruar nga frika me partnerin e saj.

“Rebecca Hogue nuk është një viktimë e abuzimit të Christopher Trent, i cili vrau të voglin,” tha prokuroti Greg Mashburn sipas rrjetit KFOR. “Ajo nuk ishte e tmerruar prej tij”.

Hogue e cial ka një histori marrëdhëniesh abuzime që prej fëmijërisë së saj, tha për rrjetin BBC se ndjen pendesë për vdekjen e birit të saj dhe që nuk kuptoi se cili ishte Trent në të vërtetë. “Abuzimi ndryshon aftësinë tënde për të besuar te vetja, të intuitq jote”, thotë e dënuara.

FOTO GALERI
2/3
Prokurorët thanë se ajo dinte për abuzimin e Trent me fëmijën por nuk kishte reaguar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA