I dërguari i Top Channel në Ukrainë Muhamed Veliu raporton për zhvillimin më të fundit të aspektit ushtarak.

Një ndër gjeneralët kryesor të ushtrisë së Ukrainës Valeriy Zaluzhniy ka deklaruar pasditen e kësaj të premteje se ai do të dëshironte të mobilizonte 2 milion ukrainas për t’ju bashkuar “Forcës Territoriale të Mbrojtjes”.

Sipas gazetarit të Top Channel, tanimë në 13 nga 25 rajone të Ukrainës batalionet luftarake kanë rekrutuar mbi 70% të personelit standard të nevojshëm.

Sakaq, ditën e sotme nga SHBA janë nisur 90 ton të tjerë materiale ushtarake për ushtrinë e Ukrainës, duke e çuar sasinë e ndihmës ushtarake javët e fundit në 1300 tonë.

Top Channel