Gazetari i BBC mes nëntë perëndimorëve të marrë peng nga talibanët në Afganistan (fotot)

11/02/2022 17:41

Mediat britanike raportonin sot se ish gazetari i rrjetit BBC, Andrew North është një nga nëntë pengje të mbajtur nga forcat talibane në Afganistan, teksa Kombet e Bashkuara konfirmonin se mes personelit të saj është një gazetar.

Lajmi për ish-gazetarin, tashmë punonjes i OKB, Andrew North,u konfirmua dhe nga ish-presidenti i Afganistanit Amrullah Saleh.

“Prej mungesës së raportimeve nga media e qytetarët, si dhe nga atmosfera e korrupsionit, shumë krime nuk ekspozohen”, tha Saleh.

“Një shembull i tillë është ai i nëntë qytetarëve perëndimorë që mbahen peng prej disa kohësh, mes të cilëve Andrew North i BBC, si dhe Peter Juvenal, pronar i restoranteve Gandomak.

Komisioneri i OKB për refugjatët (UNHCR) tha për të përditshmen The Mirror se dy gazetarë ishin ndaluar në Kabul dhe se UNHCR po punon për “të zgjidhur çështjen”.

Talibanët ne pushtet ende nuk kanë komentuar mbi pengmarrjet e raportuara.

Një zëdhënës i UNHCR tha: “Dy gazetarë të UNHCR dhe disa qytetarë afganë që punonin me ta janë ndaluar në Kabul. Ne do të bëjmë të pamundurën për të zgjidhur situatën në koordinim me grupe të tjera. Nuk do të bëjmë të tjera komente prej natyrës delikate të situatës”.”

North ka qenë kohët e fundit në disa udhëtime në provincat e Afganistanit duke u takuar me liderë talibanë, sipas një artikulli të postuar në faqen e tij të internetit.

Ai thoshte aty se realiteti i jetës në Afganistan është “më kompleks nga e tregojnë” aktualisht mediat.

“Grupi që më parë quanin ‘Islamik Maoist’ nuk është aq mizor sa tremben disa. Unë e kuptova këtë teksa udhëtoja për disa javë në provinca të ndryshme në Afganistan, ku u takova me figura të ndryshme talibane dhe pashë rezultatet në jetën e përditshme”, shkruante  North.

FOTO GALERI
2/3
Talibanët ne pushtet ende nuk kanë komentuar mbi pengmarrjet e raportuara.

Top Channel