Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale vijon t’u bëjnë apel qytetarëve që të kenë kujdes për përhapjen e pandemisë së COVID.

Përmes një postimi në rrjetin social në fokus është rëndësia e vendosjes së maskës dhe roli që ka ajo në mbrojtjen e shëndetit.

Pyetjes nëse duhet të përdorim maskë nëse jemi të vaksinuar, ministria i përgjigjet që patjetër që duhet maska dhe respektimi i të gjithë masave mbrojtëse ndaj COVID.

“Po. Edhe pasi të jeni vaksinuar, vazhdoni që të respektoni masat mbrojtëse”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.

Top Channel