Pas votimit në Kuvend për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut, Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar deputetët e Kuvendit.
Në mesazhin e tij, ai shkruan se kjo tregon vendosmëri përtej partive politike, për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE.
“Sot Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi.
Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Mirëpres vendimin e rëndësishëm të marra nga Kuvendi për propozimet e PD për komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.
Top Channel