![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/07/0-2024-07-26T221509.575-800x450.jpg)
26/07 22:15
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 912.257, prej të cilëve 3.239 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 77,2 milionë, me 214.107 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 8,76 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 81 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani më shumë se 251 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 213 milionë dozën e dytë dhe mbi 90 milionë kanë marrë doza përforcuese.
Top Channel