Deputeti Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me Ministren e Bujqësisë, Frida Krifca për dyfishimin e çmimeve të produkteve bujqësore, një nga problemet që po hasin fermerët.
Ai tha se ekonomia është rritur gjatë vitit 2021, por bujqësia jo sepse janë shtrenjtuar çmimet e produkteve të këtij sektori.
“Në tre mujorin e 2021 ekonomia u rrit, kurse bujqësia 0,01% , tremujori i 6.99%, bujqësia 0,05%. ekonomia është rritur, por jo bujqësia. Kjo është pabarazi, rritja ekonomike me pabarazi në kosto është iluzion. Në bujqësi është e rëndësishme çmimi i produkteve. Një bujk nuk do të nxjerrë as pagën minimale”, tha Braçe.
Ndërsa ministrja tha se shkak i kësaj është rritja e inflacionit në të gjithë botën, e cila ka ndikuar në çdo sektor të vendit tonë.
“Rritja e çmimeve dhe inflacionet, po përballemi me një fenomen tranzitor i cili do të zgjidhet me një rivendosje. Po investojmë më shumë, eksporti i salcës së domates, me lëndë të parë të prodhuar në vend. Po kryhet 15 milionë euro investim në Lushnje, zgjerim në sera, që ka rritur produktivitetin, ndikim në strukturën e bujqësisë dhe strukturave, Ministria e Bujqësisë po punon fort”, tha Krifca.
Ministrja u shpreh se në qarkun e Lushnjës po investohen 15 milionë euro në ndihmë të fermerëve, por sipas Braçes ata dalin me humbje në çdo investim që bëjnë.
“Janë rritur eksportet në janar, por si shpjegohet që bujqësia jo, numrat janë të INSTAT jo të miat, por salca bëhet nga domatja që është me çmim të lirë, nën kosto. Mbështetja buxhetore në Lushnje, si ka mundësi që shesin nën kosto, dalin me humbje”, kundërshtoi Braçe.
Braçe është kthyer në zërin e fermerëve prej kohësh tashmë, duke bërë opozitë brenda maxhorancës, në mbrojtje të tyre.
Top Channel