PD në favor të zgjatjes së Vettingut, Alibeaj: Interesi publik duhet të prevalojë

10/02/2022 18:34

Demokrati Enkelejd Alibeaj foli qëndrimin pro të zgjatjes së Vettingut nga ana e partisë Demokratike në Kuvend.

Ai tha se interesi i opinionit publik është më i rëndësishmi.

“Kapja politike është mëse e dukshme. Të gjitha defektet që kanë cënuar reformën në drejtësi janë në sytë e shqiptarëve. Drejtori i RTV i emëruar nga ai që sot nuk ishte është në burg, kryebashkiaku i Lushnjes është në burg, dy ministra të qeverisë së këtij që nuk është sot janë në burg. Në këtë situatë ku prej 6 vitesh , për të thënë që reforma e duartrokitur filloi mbrapsht që në momentin kur u votua në mënyrë të njëanshme. Nuk ka sot asnjë fije për të anatenuar qëndrimin e opozitës. Ne të opozitës i qëndrojmë të gjitha atyre që i kemi thënë dhe do të duhet të votonim kundër sepse e kemi stërthënë dorëzohen e reformës në drejtësi. Po të ishim individë do të duhet të kishim mbajtur këtë qëndrim, por situata nuk është kjo. Sfida politike dhe morale është përgjegjësia e vërtetë, publiku na sheh…

Pyetja e madhe për të gjithë ne është çdo të bëjë në të gjithë të karakatinë me të cilën është shndërrua Vetingu, A kemi ne përgjegjësi, këtë menduam sot. Me të drejtën e Zotin ishim për të votuar kundër, por shërbimi që duhet ti bëjmë qytetarëve është ai që duhet të na orientojë dhe ndaj vendosëm të votojmë pro. E di që do të na thonë çfarë bëtë ju? Por intereesi publik është ai që duhet të prevalojë. Po ashtu marrëdhënia me partnerët tanë është me rëndësi… Ky ishe një detyrim që do të duhej ta bënim. Sot edhe për kaq kohë sa Vettingu zgjatet vëmendja do të jetë e përqendruar. Testi i dytë është lufta kundër korrupsionit. Ja përse nuk e bëmë pazarin politik. Së treti integrimi…Ata që qëndrojnë në Uashington dhe Bruksel kanë thënë që një nga kushtet që Shqipëria të jetë në BE një nga kushtet është ky.”, tha më tej ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA