Kush investon në Portin e Durrësi?/ Interpelancë me ministren Balluku. “Simphony është pronë e Alabaar”

10/02/2022 15:19

Deputeti Demokrat Ferdinand Xhaferraj ka kërkuar një interpelancë në seancën plenare të së enjtes me ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku për projektin e Portit të Durrësit.

Xhaferraj ka hedhur akuza se Emaar Group që do të zbatojë investimin është një kompani offshore, ka kërkuar transparencë se cilat janë burimet e financimit të projektit.

Në kundërpërgjigje, Balluku ka shpjeguar se të gjitha procedurat e ndërmarra janë ligjore.

“Nga media jemi informuar se kompania Emaar nuk ka asnjë lidhje me këtë projekt dhe është përdorur si kamuflim nga një kompani offshore e quajtur Simphony. Në mungesë të transparencë ska shumë pyetje që mbeten pa përgjigje. Cilat do të jenë burimet e financimit të këtij investimi që akoma nuk ekziston as si projekt? Përse janë bërë proceduat në mungesë të transparencës por me shpejtësi?” tha Xhaferri.

“Ne kemi bërë një garë ndërkombëtar e ku kanë marrë pjesë 14 kompani për projektin e Porto Romanos. Nga do vijnë paratë për këtë projekt e kanë marrë përgjigjen sepse vetë investitori është angazhuar publikisht dhe komiteti negociator ka përpara aktet financiare. Investimi vjen nga kompania Simphony që është pronë e zotit Alabaar. Alabaar ka shprehur interesin për të investuar në portin e Durrës. Si ka mundësi që një kompani që ka investuar në Mal të Zi është diçka për tu pasur zili dhe themi po investon atje dhe pse nuk vjen këtu? Kur vjen këtu është aferë korruptive”, tha Balluku.

Sipas deputetit Xhaferraj, ky projekt madhor nuk lidhet me zhvillimin e portit, por vetëm u shërben një grupi njerëzish të caktuar. Akuzat anë hedhur poshtë nga ministrja Balluku.

Masterplani për portin e Durrësit që kap një vlerë investimi 2 miliardë dollarë parashikon transformimin rrënjësor të tij përmes ndërtimit të marinës dhe strukturave akomoduese përreth për ta kthyer në një qendër turizmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA