“Do të jap një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër” Manja debat të ashpër me Tabakun dhe Bashën

10/02/2022 12:50

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja është përfshirë në debat të ashpër me deputeten Jorida Tabaku dhe kreun e PD Lulzim Basha.

 “Më 8 mars dibranët do t’i japin një hak të trefishtë se çfarë ngeli nga haku do e marrë kandidati juaj Haka. 8 mars do të të jap një tufë me lule për humbjen e radhës në Dibër, dibranët e dinë mirë rrugën”, tha Manja.

 “Ji në rregull ti, po je i gatshëm para drejtësisë siç jam unë je në rregull. Nuk i shmangem drejtësisë as me procedurë, as nuk u shmangem brenda as jashtë vendi”, iu drejtua Manja Bashës.

“Është dosja 184 ju s’duhet të ishit këtu fare,as Ministër i Drejtësisë, Ishte hera ime e parë që shkoja në Dibër, presion i jashtëzakonshëm për të vjedhur zgjedhjet pjesshme në Dibër, vijnë e mburren këtu me suksese imagjinare. Atje duhet të jenë jo të deleguar, jo banda, kriminelë. Mos dilni në përgjime të tjera, kujdes se Dibra është akoma nën monitorim”, tha Tabaku.

“Ti erdhe në Dibër atëherë por erdhe si Liza në Botën e çudirave, siç erdhe ashtu ike, kush ka për të larë kusure t’i lajë në drejtësi”, tha Manja.

“Kur ti të shkosh para drejtësisë për “Dosjen 184”, atëherë do të ketë ditë të bardhë për Shqipërinë”, tha Tabaku.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA