Dëshmitë e të akuzuarve/ Vrasja e 18-vjeçarit në Greqi, Demirazi i dorëzohet policisë së Korçës

10/02/2022 22:10

Me interes të madh e kanë pritur mediat greke lajmin e vetëdorëzimit të 20 vjeçarit shqiptar Roxhers Demirazi për të cilin u dha urdhër ndërkombëtar arresti, pjesë e grupit të huliganëve që kanë sulmuar dhe kanë vrarë mbrëmjen e 1 shkurtit, 19 vjeçarin grek Alkis Kampanos, në një lagje të Selanikut.

Burime për Top Channel bëjnë të ditur se 20-vjeçari iu dorëzuar autoriteteve greke rreth orës 21:00 të mbrëmjes, ndërsa në orën 13:00 të drekës ai iu dorëzua policisë së Korçës.

Në një intervistë për një kanal grek, Demirazi pohon se është larguar nga Greqia, pasi pati frikë për jetën.

“Për rolin tim në ngjarje ,do t’ia them te gjitha prokurorit, do të dorëzohem në Greqi për të përballuar këtë çështje”, ka deklaruar ai duke përcjellë edhe ngushëllimet e tij për familjen e viktimës dhe duke thënë se është penduar për atë që ka ndodhur!

Vazhdojnë të dëshmojnë dhe të shokojnë deponimet në Prokurori të të akuzuarve të tjerë për vrasjen e të riu grek, or edhe dëshmitë e shokëve të viktimës. Për çështjen në fjalë janë identifikuar edhe mbahen në policinë e qytetit 11 persona, mes të cilëve tetë grekë dhe tre shqiptarë, të moshës 20 deri në 25-vjeç. Tek tre prej tyre është dhënë edhe masa e paraburgimit dhe po ashtu pritet edhe për të tjerët.

Ndërsa përshkruajnë se si ndodhi vrasja në rreth 80 sekondat që zgjati sulmi, por edhe para se të vendosnin se kë dhe ku do të sulmonin, ata fajësojnë njëri-tjetrin. Tashmë 21-vjeçari grek që thuhet se mbante armën e vrasjes, një thikë në formë drapri deklaron se nuk e ka përdorur dhe i ka rënë nga dora!

Për këtë arsye, prokurori ka dhënë urdhër për test AND për të gjithë të akuzuarit, për të vërtetuar shkallën e përfshirjes së tyre në krim. Në laboratorët e mjekësisë ligjore vazhdojnë testet laboratorike për identifikimin e gjurmëve të gishtërinjve dhe materialit gjenetik në mjetet vdekjeprurëse!

Top Channel