Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ishte i ftuar ditën e sotme në emisioni ‘Top Talk’ për të folur rreth zhvillimeve më të fundit në politikë.

Pas 5 orësh debate dhe diskutime të shumta në seancën e sotme plenare, deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë nisur votimin për zgjatjen e afateve të vettingut, ndërsa mazhoranca pritet të bashkojë votat për ti dhënë afatin e duhur vijimit të vettingut!

Teksa në Kuvend diskutohej shtyrja e afateve të vettingut, nuk kanë munguar debatet mes PD dhe PS që nisën pikërisht për shtyrjen e afateve të këtij procesi rivlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorë dhe përfundoi në akuza të ndërsjella personale mes tyre.

Ish ministri i Drejtësisë ka folur për dy standarde në eliminimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve si pasojë e vettingut, njëra palë e ka kaluar ndërsa tjetra jo për të njëjtat arsye!

Manjani thotë më tej se besimi i publikut te Reforma në Drejtësi është tepër i ulët!

“Ka gjyqtarë apo prokurorë që e kanë kaluar vettingun por nuk bindin, ashtu siç po për të njëjtat aryse që këta kanë kaluar vettingun të tjerë kanë ngelur. Kjo është me dy standarde! Nuk e kuptoj pse e kanë ngelur Besa Nik Hasanin, i kanë shkruajtur që kemi mbajtur qëndrim të keq kur të zbardhëm vendimin. Të kemi pushtuar pas vdekjes! Këta i ka këputur vettingu ndërkohë që disa të tjerë i ka lënë po për të njëjtat arsye. Ja që është e pabesueshme.

Këto përgjigje parlamenti duhet ti jepte sot. Besimi i publikut te reforma në drejtësi është zero, është i ulët! Qëllimi i Reformës ishte të rritej besimi, ndërkohë që besimi ka rënë! Ky parlament duhet ta përdorte këtë raste dhe të vazhdonte për ti dhënë disa përgjigje këtyre pyetjeve që kanë të bëjnë me vettingun. Çfarë ka ndodhur që shqiptarët nuk po e besojnë reformën? Dikush duhet ta bëjë! Si mund të quhet një Reformë 5 vjet dhe nuk mbaron, s’ka të tilla reforma! Ky ishte nje rast shumë i mirë për opozitën për ta përdorur këtë tribunë sot për ta nxitur partinë që qeveris e vetme që të vijë në një dialog”, u shpreh Manjani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA