Në mesin e muajit shkurt Kryeministri Edi Rama pritet te udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në kuadër të fillimit të mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme.
Në prag të vizitës ne Uashington shefi i qeverise zhvilloi një takim me diplomatet amerikane Yuri Kim mbi qëndrimin e përbashkët që SHBA dhe Shqipëria do të mbajnë në këtë Këshill për situatën e tensionuar në Ukrainë.
Ambasadorja Kim përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Edi Rama pritet të takohet edhe me sekretarin amerikan të shtetit Antony Blinken pas ftesës së marrë nga ky i fundit. për amerikanët lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet.
Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.
Gjatë bisedës Kryeministri Rama dhe ambasadorja Kim u ndalën në rendësinë e forcimit të institucioneve demokratike dhe bashkepunimin tregtar mes dy vendeve.
Top Channel