Nesër votohet zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut, zbulohet lëvizja e PD para seancës parlamentare

09/02/2022 22:39

Ndërsa ditën e nesërme në Kuvend pritet të votohet zgjatja e mandatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike ka ndërmarrë një lëvizje të fundit.

Në një mesazh drejtuar grupit të demokratëve, njoftohet se nesër PD do të mbledhë grupin parlamentar në selinë blu para seancës.

Pritet që në këtë mbledhje të vendoset si do votohet për veting-un.

“Pershendetje! Neser ne oren 09:00 do te kemi mbledhje grupi ne seli! Ju faleminderit!”, thuhet në mesazh.

Më herët,  delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe ambasada amerikane në Tiranë, përmes një deklarate të përbashkët, kërkuan që të votohet zgjatja e afatit të vetting-ut.

Në deklaratën e dy selive diplomatike thuhet se Shqipëria gjatë viteve të fundit ka bërë përparime domethënëse në reformat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ndër hapat më të vështirë, por thelbësorë, ka qenë miratimi dhe zbatimi i reformës në drejtësi. Jemi në një moment të rëndësishëm pasi reforma në drejtësi po jep rezultat”, thuhet në deklaratë.

Vetting-u i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një element thelbësor i reformës në drejtësi. Për t’u mundësuar institucioneve të vetting-ut të kryejnë misionin e tyre, është i nevojshëm ndryshimi i kushtetutës për të zgjatur mandatin e tyre për një periudhë të kufizuar. Komisioni i Venecias konfirmoi se zgjatja e propozuar është në përputhje me standardet evropiane dhe është e nevojshme për të garantuar barazinë para ligjit dhe sigurinë juridike.

Ambasadorët thonë se zgjatja e propozuar e vetting-ut mbështetet fuqishëm nga miqtë e Shqipërisë që dëshirojnë ta shohin vendin tonë në BE sa më shpejt të jetë e mundur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA