Në ‘Top Talk’ ditën e sotme ishte e ftuar Prof. Suzana Guxholli, për të folur rreth rritjes së çmimeve në vend.
Pas pandemisë që shkaktoi Covid-19-ta, duket se po përballemi me “pandeminë” e rritjes së çmimeve. Në vendin tonë nisi me rritjen e çmimit të bukës, shtatorin e vitit të shkuar, një efekt zinxhir që nuk po ndalet, ndërsa çmimet e shportës janë rritur me 5000 lekë.
Guxholli vjen me një propozim surprizë, teksa shprehet se duhet të tolerohet për një fare kohe informaliteti në vend derisa biznesi të marrë veten!
Sipas Prof. Suzana Guxholli informaliteti ka shkuar në rritje dhe ka ardhur momenti që të merren disa hapa për të ndryshuar.
“Ka një lloj informaliteti, jo në përmasa mbytëse që të prishi konkurrencën, që lejohet sa të krijohet një bazë dhe të rritet biznesi dhe të shtojë punësimin. Në momentin kur forcohet atëherë ti fillon dhe vendos rregulla më të rrepta dhe rrit taksat dhe i thua biznesit ‘silli këtu tani ti se më duhet mua të investoj”.
Pavarësisht se nuk thuhet me zë të lartë që shteti duhet të jetë më fleksibël sepse dhe pse bëjmë sikur marrim masa të rrepta dhe të luftojnë informalitetin ne e shohim që ka shkuar në rritje, fakti që ka shkuar në rritje duhet ti kthehemi dhe të mendojmë hapat që kemi marrë dhe rezultatet që kemi dhe nuk është turp ta ndryshosh, siç ndryshuan shumë taksa! Këto nuk duhen bërë vetëm në momente zgjedhje, do një studim dhe duhet ndërhyrë në sistem!”, u shpreh ajo.
Top Channel