‘E kapa në flagrancë të dashurin e shoqes duke e tradhtuar’/ Armina Mevlani: I bëri lavazh truri…

09/02/2022 21:54

A duhet ti tregosh shokut/shoqes se partneri/ja po e tradhton? Kjo ishte tema e nxehtë për të cilën u fol mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

Moderatorja Armina Mevlani tregoi se ka patur dy raste konkrete ku janë prekur dy mikeshat e saj dhe nuk ka mundur t’jua thotë të vërtetën, por një tjetër mikeshë e rrethit shoqëror e bëri dhe kështu ka shkaktuar probleme në miqësinë mes tyre!

“Kam patur dy raste konkrete, dhe nuk kam shkuar t’ja them. Dy herë në raste flagrante! Nuk ja kam thënë unë, por një shoqe tjetër e bëri. Sigurisht që shoqes më të ngushtë do t’ja thoja edhe unë! Vajza tjetër që shkoi ia tha sot e kësaj dite ka shumë probleme në marrëdhëniet shoqërore me atë person sepse jo vetëm kaq, po shkoi i tha që është gënjeshtër sepse ti do të më ndash nga i dashuri! Sepse ajo shkoi në shtëpi dhe ai i bëri lavazh truri!”, u shpreh Armina Mevlani.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA