Do i tregonte shoqes se partneri e tradhtonte? Fatma ‘nxehet keq’: E kisha telendisur aty në vend, do i bëja foto edhe video!

09/02/2022 21:49

A duhet ti tregosh shokut/shoqes se partneri/ja po e tradhton? Kjo ishte tema e nxehtë për të cilën u fol mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Goca dhe Gra’.

Moderatorja Fatma Haxhialiu thotë se do i tregonte mikeshës së saj dhe jo vetëm, por do i bënte edhe video dhe foto për t’ja vërtetuar!

“Patjetër. Nuk e quaj ndërhyrje. Nëse është një marrëdhënie toksike edhe ky episod është i radhës nuk besoj se do kishte ndonjë diferencë, por nëse kanë një marrëdhënie të shëndetshme, kur shoqja ime po investon dhe nga ana tjetër e shikoj këtë njeriun tjetër po përveçse e kisha telendisur aty ku ishte. Do i bëja foto dhe video aty ku ishte dhe ja kisha çuar. Shoqja ime ta shihte edhe të mos ma thoshte, unë s’do i flisja! Po si ja mban barku more!”, u shpreh Fatma.

Rita dhe Dalina ishin kundra kësaj teme, duke renditur edhe arsyetimet e tyre!

Rita: Jam komplet kundra teje Fatma! Ka shumë gra dhe vajza që ju pëlqen ajo lidhje edhe pse e dinë që diçka nuk shkon, por duhet ta gjejnë vetë zgjidhjen!

Dalina: E di se sa veta nëse shkojnë ja thonë shokut/shoqes për tradhtinë e humbasin shoqen. Mendoj që lidhjet janë shumë personale dhe tradhtia është personale. Ajo ndoshta e di dhe vetë! Nëse personalisht më ndodh kjo histori, njerëzit kanë shumë qef të ndërhyjnë kur ndodhin këto ngjarje. Nuk du ta di fare, kam qenë shumë e lumtur duke biseduar anës detit… Më binte telefoni për të më thënë gjëra negative. Mos qofsh kurrë shoqja ime e ngushtë Fatma!

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA