Pentagoni: Rusia po shton forcat përgjatë kufirit me Ukrainën

08/02/2022 02:42

Pentagoni njoftoi sot se Rusia vazhdoi të shtojë forca ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën gjatë fundjavës.

“Edhe gjatë fundjavës, ne pamë që Putin shtoi kapacitetin e forcave të tij përgjatë kufirit me Ukrainën dhe në Bjellorusi,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Reuters.

Ai tha se duket se forcat ruse në këtë moment nuk janë të drejtuara drejtpërdrejt në anën lindore të NATO-s. Sipas tij, Rusia ka 100 mijë ushtarë dhe vazhdon të shtojë forcat e saj.

Kirby tha se asnjë forcë shtesë amerikane nuk ishte urdhëruar për t’u përgatitur për dislokim në këtë kohë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA